Durrës/ Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre shtetas  për vepra të ndryshme penale. Sipas uniformave blu, mësohet se shtetasi B. H., 38 vjeç, banues në Manzë, ka tentuar t’iu japë punonjësve të Policisë, 100 euro, që ata të mos i kryenin testin e alkoolit. Ndërkaq është  arrestuar në flagrancë edhe shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi u kap teksa drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi dhe gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndër të tjera burimet policore bëjnë me dije shtetasi E. K., 35 vjeç, banues në Golem është arrestuar në flagrancë për drejtim të automjetit, në mënyrë të parregullt, ka shkuar në banesën e shtetasit E. D., 37 vjeç, të cilin dyshohet se për motive të dobëta, e ka kanosur, e ka goditur me grusht dhe i ka dëmtuar automjetin.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin që drejtonte automjetin në fshatin Shkafane, B. H., 38 vjeç, banues në Manzë, pasi ka tentuar t’iu japë punonjësve të Policisë, 100 euro, që ata të mos i kryenin testin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 18 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi u kap teksa drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi. Në vijim, gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Golem, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për drejtim të automjetit, në mënyrë të parregullt, ka shkuar në banesën e shtetasit E. D., 37 vjeç, të cilin dyshohet se për motive të dobëta, e ka kanosur, e ka goditur me grusht dhe i ka dëmtuar automjetin.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.