Durrës/ Shiste kapsolla dhe fishekzjarrë në dyqan dhe fshihte të ardhurat, nën hetim 34 vjeçari
Një 34 vjeçar në Durrës është vënë nën hetim pasi në dyqanin që kishte në pronësi shiste kapsolla dhe fishekzjarrë në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrollit në dyqanin e tij në lagjen nr.11 të Durrësit janë gjetur lëndët piroteknike që shiteshin në mënyrë të jashtëligjshme. Gjithashtu është zbuluar se 34 vjeçari E.S fshihte të ardhurat e biznesit të tij.
Fishekzjarret dhe kapsollat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.