Durrës/ Mjeti përplas këmbësoren
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Durrës, në zonën e Shkozetit.
Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila është në gjendje të rëndë.
Policia bën me dije se ka ndaluar shoferin, i cili dyshohet se ka qenë duke ecur me shpejtësi.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. K, 22 vjeçe, ka përplasur shtetasen këmbësore B. M., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesia e automjetit shtetasia K. K, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.