Durrës/ Konflikt me thika, plagosen dy persona
Dy persona janë plagosur paraditen e sotme në Durrës.
Raportohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur dy persona. Fillimisht dy personat janë konfliktuar me fjalën e më pas degradoi me përdorimin e mjeteve prerëse.
Konflikti ka ndodhur në afërsi të shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.