Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibeajt! I kërkova dhe …

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka rrëfyer prapaskenat për vrasjen e një personazhi të njohur të krimit në Elbasan.

Dumani ka treguar se Kel Kamami i kishte ofruar 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibeajt.

I pyetur nga avokati, Dumani ka zbuluar edhe takimin e fundit me Talo Çelën.

Pjesë nga seanca e pyetjeve përgjigjeve:

Av: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

D: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.

Av: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit, dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

D: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinën.

Av: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?

D: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fundi 19 fillim 20. Ne kishim debatuar shumë me të.

Av: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

D: Me Sky, në verë 2010.

Av: Keni diskutuar për vrasjen e Talo Celës?

Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibeajt. Më tha do t’i jap edhe Talon.

I thashë, dua 1.5 mln euro, po më sill Talon përpara.

Av: Ke thënë që ke marrë pagesë tek Dine Çami për vrasjen e Andi Zylyfit.

D: Ishin 2 prerje. Një i madh dhe një i vogël. Shumë i vogël do ja jepja informatorit, Tos Gosës. Informatorët marrin nga 15 në 30 mijë.

Gosën e takova tek pishat.

Unë isha me një makinë të vogël. Ai ka qenë me një “Golf” të zi. Vetëm jemi përshëndetur. 2-3 minuta kemi ndenjur aty.

Dumani: Kur erdhi Renea tek shtëpia ime për një ngjarje në Peqin, mua më erdhi Renea në Durrës. Dikush më kishte shitur, se nuk ka mundësi.

Kur e pyeta Talon, ai më tha se Fatos Gosa do ketë folur.

Av: Ke thënë që Talo do të vriste Fatosin.

D: Jo se do e vriste, por tha se duhet hequr, pasi di shumë. Unë u ankova tek Talo për policinë. Ai më tha se do e kishte sjellë Fatos Gosa.

Av: Me Erion Alibeajn ke folur për vrasjen e kushëririt të tij?

D: Po, kam folur. I kam thënë, më vjen keq, se unë ju dhashë mjetet për një atentat në Peqin, por nuk e dija se ishte kushëri i Alibeajt.

Ndërhyn i pandehuri Fatos Gosa: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Talo Celën. Nuk e kam pasur mik. Dua të dalë e vërteta. Do dali e vërteta.

Unë kam pasur miqësi me familjen e Andi Zylyfit. Si mund ta bëj unë atë për 15 mijë euro?

Gjykata: Pse mendoni se Dumani ka bërë deklarim të rremë ndaj jush?

Gosa: Këta kishin në Leonard Palushi, një polic krimesh që e paguanin. Sollën në Peqin kontroll Renean në disa familje.  Deklarimin e rremë Dumani e ka bërë për hakmarrje.  Pasi jam arrestuar, kanë inskenuar grabitjen e djalit tim në mes të Peqinit. Vjen policia, ndërsa çuni ishte në shtëpi.  Nuk kam qenë tek ajo vrasje. Nëse kam qenë lentë do dënohem. Politika më ka lidhur me këta maskarenj. 8 vjet ndenji një palë e 8 vjet pala tjetër.  Unë t’ju merrja pasaportat njerëzve që më vinin në lokal.

Gjykata: Jeni takuar ndonjëherë?

Gosa: Asnjëherë.

Doja të isha i qetë, por më falni për emocionin. Unë kam tre vjet në burg dhe nuk kam takuar asnjëherë gruan dhe vajzën time.