‘Duke ecur në këmbë i patrazuar’, kështu u prangos Naim Maloku nga agjentët e Kamzës. Ishte vetëshpallur si ‘i forti’ i Zall-Herrit

I shpallur në kërkim që në vitin 2014 nga DEA, një natë më parë, Naim Maloku u vu në pranga nga efektivët e komisariatit nr.5 në Tiranë.
Në momentin kur u arrestua, Maloku ishte nisur në drejtim të banesës së tij, në këmbë.

Pavarësisht se ishte i vetëdijshëm që duhet të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata më herët, ai nuk ngurronte të dilte lirisht. Naim Maloku, përveçse në shtetin grek, është një emër i lakuar edhe në vendin tonë.
Burime koefidenciale bëjnë me dije për ‘replika.al’ se 55-vjeçari ishte vetëshpallur ‘i forti’ i Zall-Herrit.

 

*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.