Drogë nga Serbia? Ja çfarë po sekuestrojnë agjentët e antidrogës
Shqipëria, një vend me një numër të ulët banorësh, është një nga vendet që qëndron në krye të listës sa i takon konsumimit të lëndëve narkotike. Duke filluar nga drogërat e lehta, të forta e deri tek ato sintetike.
Qyteti me konsumimin më të lartë, është Tirana. Grupmoshat që dominojnë janë ato nga 18 deri në 30 vjeç.
Vetëm në vitin që lamë pas, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arriti të sekustrojë më shumë se 50 kilogramë kanabis, mbi 7 kilogramë kokainë, afro një kilogram heroinë, si dhe një sasi të konsiderueshme drogërash sintetike. Konkretisht 190 kapsula ekstazi, 50 kapsula MDMA, dhe 25 kapsula LCD.
Pikërisht këtu do të ndalemi pak. Tek drogërat sintetike. Të cilat kanë hyrë në tregun shqiptar relativisht vonë. Më e hershmja dhe më e njohura ësjhtë ekstazia, ndërsa të tjerat si MDMA dhe LCD janë të viteve të fundit. Replika.al pyeti për burimin e ardhjes së këtyre drogërave, kaq të lehta nëq dukje, por me efekte të rënda anësore.
Vendi i origjinës është pikërisht Serbia. Shtetas të ndryshëm pasi i marrin në Serbi, i fusin në Kosovë dhe më pas i sjellin në territorin shqiptar. Ende sot e kësaj dite nuk dihet nëse furnitori është një apo janë shumë që bëjnë një transpoirt të tillë. Megjithatë, ajo që është prë t’u shqetësuar është konsumimi në masë nga grupmoshat e reja, edhe në ambjente publike.
Ne vijim,’replika.al’ do të flasë edhe për një lloj të ri droge që po përdoret masivisht nëpër lokalet e Tiranës, ditën për diell.
*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.