Drogë në lëkura viçi/ Policia Italiane sekuestron mbi 700 kg kokainë, prangoset shqiptari

Policia Italiane ka ndërmarrë një operacion për shkatërrimin e një grupi kriminal të shpërndarjes së drogës.

Autoritetet Italiane kanë sekuestruar  760 kg kokainë të fshehur  në një lëkurë të papërpunuar viçi si dhe  janë ndaluar 21 persona mes të cilëve janë kryesisht italianë, domenikane dhe mes tyre është edhe një shqiptar. Sipas mediave vlera e kokainës së sekuestruar në treg do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove nëse do shitej me pakicë dhe 23 milionë me shumicë.

Droga është sekuestruar në  Bolonja e cila dyshohet  se ka mbërritur në Itali nga Amerika e Jugut dhe ishte fshehur në kontejnerët e ngarkuar me lëkurë të papërpunuar viçi.

Mbi 700 kg kokainë ishin fshehur në copa, të paketuara dhe ishin identike në pamje, madhësi dhe peshë afërsisht 500 gram secila. Sasia e drogës bashkë me 341 mijë euro janë sekuestruar.