Drogë dhe municion luftarak, goditet grupi kriminal në Kamzë, tre në pranga (VIDEO)
Kamzë- Tre persona kanë rënë në pranga e policisë, pasi akuzohen se vepronin si grup për shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Combination” ranë në pranga shtetasit K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamzë dhe M. N., 48 vjeç, banues në Valias.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Combination”. Sekuestrohen drogë dhe armë. Evidentohen dhe goditen një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të cilët vepronin në grup për shitjen e lëndës narkotike.
Sekuestrohen rreth 3 kg e 200 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në Kamëz, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
M. N., 48 vjeç, banues në Valias.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi M. N. dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. N., shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.