Një drogë e re ka dalë në qarkullim. Drogë xhelatinoze që vjen nga Kandaja. Ajo është në formën e konservave të peshkur me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja.
Megaoperacioni Antidrogë Tirana “shuan” rrjetet e shpërndarësve, nuk mbeten pas as rrethet
Një hetim i nisur disa muaj më parë është finalizuar me arrestimin e të paktën 200 personave në të gjithë vendin, 112 nga të cilët vetëm në Tiranë. Megaoperacioni u finalizua mëngjesin e sotëm, ku u angazhuan qindra forca policie. Operacioni u shtri në disa qytete: Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës. Në mesin e të arrestuarve ka punonjës shteti, policë e qytetarë të thjeshtë.
Një punë për tu përgëzuar, për shkak të ruajtjes së sekretit me muaj me radhë, teksa specialistët e Antidrogës bënin blerje dhe porosi të simuluara.
Mbrëmjen e kaluar u ushtruan kontrolle banesash, ndërsa u sekuestrua sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike. Zonat ku operonin këta persona ishin në “5 maji”, Laprakë, Ali Dem, Komuna e Parisit, Bllok, Qyteti Studenti, Ish Parku i Autobuzave, Kamëz, Astir, Vorë e Krujë.
Aksion Blitz mëngjesin e sotëm në Vlorë, deri më tani të shoqëruar mbi 50 persona. Akuza e tyre, sipas burimeve paraprake deri më tani është neni 283-a K.p për Trafikim Narkotikësh.
Deri në tani dyshohet se paraprakisht, personat e shoqëruar ishin shpërndarës të sasive të vogla të drogës..
Aksioni, gjatë gjithë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit.
Mes të ndaluarve edhe femra.
Vijon…