Drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen dy persona në Tiranë
- 15 September, 2023
Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Rrugore ndaloi për kontroll automjetet e drejtuara nga një 20-vjeçar dhe një 19-vjeçar, teksa u konstatuan duke kryer manovra të gabuara.
Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ