Dosja e SPAK për Haxhiun, Bilbilin dhe Kaloshin. Replika.al zbardh dëshmitë kontradiktore

Replika.al e cila ka zbërthyer dosjen e SPAK lidhur me vrasjet e Zaimir Latifit dhe Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut ku u pyetën dëshmitarë ka vënë re dëshmi koontradiktore të cilat janë marrë si prova për të dënuar Haxhiun, Bilbilin dhe Kaloshin.

Duke iu referuar dosjes në fjalë vihet re se:

Lidhur me dëshmitarët Bujar Turku, Rexhino Dervishi, Arjol Kaloshi rezultojnë se ata nuk kanë parë apo njohur njeri nga vendngjarja, dhe rrjedhimisht dëshmia e tyre nuk ka asnjë vlerë ligjore.
Lidhur më dëshmitarin Julian Zeneli ai nuk ka parë asnjë nga të pandehurit në ambjentet e karburanti “Gulf” si dhe nga paraqitja për njohjen nëpërmjet fotove në ambjentet e karburantit, personat që janë paraqitur për t’i njohur ky dëshmitar, dëshmoi se personi me kostum të kuq sportive është shtetasi Ingrid Myftari dhe jo i pandehuri Orgest Bilbili ashtu siç pretendon organi i akuzës,
Lidhur me dëshmitarin Rilind Cani ai ka deklaruar se ka takuar të pandehurin Orgest Bilbili në shtetin Grek në vitin 2005 dhe prej asaj kohe nuk e ka parë më, po kështu ky shtetas deklaroi se për shkak të pësimit të një aksidenti ka probleme me memorien dhe shikimin duke mos pasur kështu kjo dëshmi asnjë vlerë ligjore në drejtim të të provuarit të fajësisë së të pandehurve.
Lidhur me dëshmitarin Bruno Latifi i cili dëshmon se nuk ka parë asgjë në mënyrë direkte dhe nuk përbën provë.
Lidhur me dëshminë e dhënë nga Klaudio Zeneli, si dhe paraqitja për njohje nëpërmjet fotove, sipas fotove rezulton se në ditën e ngjarjes nuk ka qenë në ambjentet e karburantit Gulf shtetasit Leart Haxhiu dhe Orgest Bilbili pasi ky ambjent është frekuentuar në dy momente të ndryshme nga shtetasi Ingrit Myftari. Personi me kostum të kuq që etiketohet nga ana e familjarëve të viktimave dhe organit të akuzës si Orgest Bilbili dhe personi me bluzë të bardhë dhe pantallona bezhë që etikohet si i pandehuri Laert Haxhiu provohet nga dëshmia e këtij dëshmitari se është ai vetë pra shtetasi Ingrit Myftari.
Lidhur me dëshmitarin Elsi Xhoxhi ka rezultuar se ndër personat që janë paraqitur për njohje me anë të fotografisë ai nuk ka etiketuar të pandehurit. Po i njëjti Fakt ka rezultuar edhe nga dëshmia e shtetasit Lorenc Lala i cili ndërmjet personave që janë paraqitur për njohje me anë të fotografisë ka identifikuar personin me kostum të kuq si shtetasin Ingrid Myftari, edhe vetë dëshmitari Ingrid Mystari në dëshminë e tijë ka identifikuar veten si person i veshur me kostumin e kuq sportiv.
Lidhur me dëshmitë e dhëna nga ana e shtetasve Denis Lipe dhe Kristjan Shkurti sipas të cilëve mbi viktimën kanë qëlluar edhe i pandehuri Orgest Bilbili edhe i pandehuri Anterio Kaloshi ato paraqiten kontradiktor në raport me deklarimet e dhëna më parë.
Lidhur me dëshminë e dhënë nga dëshmitari Ervin Kalaja rezulton e provuar se shtetasi Anterio Kaloshi ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë dhe jo në Lushnje, rreth orës 18 00 kur ka ndodh dhe ngjarja.