Dosja “Babale”, ish-deputeti Ervin Salianji lirohet nga burgu
Pas rreth 10 muajve në qeli, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është i lirë.
Salianji, është liruar me kusht nga burgu, pas vendimit të marrë këtë të martë nga Gjykata e Fierit. Salianji përfundoi 2/3 e dënimit të dhënë ndaj tij në shtator të vitit 2024.
Në pranverën e vitit 2018, Salianji publikoi një audio-përgjim, ku, sipas tij, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.
Pas verifikimit të fakteve, në dhjetor të vitit 2019, Ervin Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për dosjen “Babale”, me akuzën e kallëzimit të rremë. Ky vendim, pas pesë vitesh betejë ligjore, mbeti në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.
Shërbimi i provës paraqiti një raport pozitiv mbi sjelljen e tij gjatë vuajtjes së dënimit, i cili u konsiderua vendimtar për lirimin e parakohshëm. Edhe prokurori i çështjes u shpreh dakord në seancën gjyqësore për pranimin e kërkesës së Salianjit.
<
View this post on Instagram
div class=”td-a-ad id_inline_ad0 id_ad_content-horiz-center”>