Dorëzohet kërkesa për arrestin e Berishës/ SPAK kërkon izolimin në shtëpi të ish kryeministrit
- 22 December, 2023
SPAK dorëzon kërkesën në GJKKO për Sali Berishës, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.
Prokurorët kërkojnë arrest shtepie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Me 75 vota pro, Kuvendi zhveshi një ditë më parë Sali Berisha nga imuniteti, duke i hapur rrugën arrestimit të tij.Dy prokurorët e posacëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan sot kërkesën për arrestimin e ish kryeministrit Berisha pranë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ