Dogjën makina dhe grabitën para, goditet grupi kriminal që vepronte në Shkodër dhe në Vaun e Dejës, 3 të arrestuar

Një grup kriminal që vepronte në Shkodër dhe Vaun e Dejës është goditur nga policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Polinomi”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar 3 persona, Gerisjan Duli, Rasim Gorrila dhe Fatjon Jubani, teksa 2 të tjerë, Kledis Dibra dhe Amarildo Ndoj u shpallën në kërkim.

Dy prej të arrestuarve, Gerisjan Duli dhe Rasim Gorrila janë ushtarë në Repartin e Këmbësorëve në Vaun e Dejës.

Të 5 këta persona janëautorë të dyshuar të djegies së 4 automjeteve, 4 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe 2 vjedhjeve në banesa në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur nga këta shtetas, për të shkuar në vendngjarjet