Do shqyrtohej armëmbajtja pa leje, shtyhet seanca ndaj Fatjon Muratit dhe Kristjan Gjinit
- 15 March, 2023
Seanca ndaj Fatjon Muratit dhe Kristjan Gjinit të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje është shtyrë.
Mësohet se sot priteshin konkluzionet e prokurorisë por mungonte avokatja e Kristjan Gjinit. Ndërsa Avokati i Fatjon Muratit ishte sot i pranishem. Në këto kushte seanca e radhës u la për në 29 mars.
Disa javë më parë Fatjon Muratit kishte kërkuar nga Prokuroria një muaj leje që të dilte nga banesa nga ora 08:00-20:00 për arsye shëndetësore. Kjo kërkese e tij është rrëzuar nga Prokuroria.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ