“Djali nuk u përmend kurrë pasi doli nga Klinika”/ Rrëfimi tronditës i gjyshit të 3-vjeçarit (Video)

Vdekja e 3 vjeçarit pas një mjekimi të gabuar nga dentisti, mëngjesin e ditës së sotme tronditi  mbarë opininionin publik.

Kanë qenë prindërit e fëmijës që kanë denoncuar në polici, mjekun Roland Rexho, 70 vjeç, sipas së cilëve i ka injektuar fëmijës së tyre narkozë me dozë më të lartë sesa mund ta përballonte.

Denoncimi mban datën 1 tetor, sipas gjyshit të 3-vjeçarit ngjarja ka ndodhur me 28 shtator. Fëmijën e kishin çuar te dentisti për të rregulluar dhëmbët, dhe ky i fundit pasi i kishte bërë anastezi totale, iu tha prindërve që ta marrin në shtëpi për të vijuar mjekimin normal. Mirëpo gjendja e fëmijës sa vjen dhe përkeqësohej. Për rrjedhojë, prindërit kanë telefonuar dentistin Roland Rexhon, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.