Dinamika e vrasjes në Peqin/ “Pistoleta s’mund të hyjë me dron”, ish-kreu i Burgjeve: Ka pasur bashkëpunim nga punonjësit!

Ish-drejtori i Burgjeve, Arjan Hoxha, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e Neës24 ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku një i dënuar humbi jetën dhe një tjetër u plagos me armë zjarri nga Sokol Mjacaj.

Ai u shpreh se përtej humbjes së jetës, ngjarja është tepër e rëndë edhe sa i takon faktit që një armë ka hyrë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.Sipas tij teoria e sjelljes së armës te Sokol Mjacaj përmes një droni është e vështirë, pasi përmes tij mund të kalohen vetëm “2-3 filtra të sigurisë”.