Dinamika e atentatit/ “Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me 3 plumba Ardjan Çyrbja

Dinamika e atentatit/ “Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me 3 plumba Ardjan Çyrbja

schedule10:43 – 2 Qershor, 2023

SHIJAK- Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e Ardjan Çyrbjan, mbrëmjen e djeshme në lagjen “Popullore” të qytetit të Shijakut.

“Zanafilla e sherrit ka nisur në pazarin e qytetit, aty ku dy personazhet kanë qenë nën shoqërinë edhe të personave të tjerë dhe janë persona që njohin njëri me tjetrin . Ka nisur një konflikt mes tyre i tipit: “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas ka nisur me ofendime të ndërsjella. Më pas të dy personat janë larguar”.

Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofendues çka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.

“Autori i dyshuar ka shkuar ka marrë pistoletën dhe e ka pritur afër banesës së tij. Ardjan Çyrbja i është kthyer me fjalë ofenduese, dhe në këtë moment Hodo e ka qëlluar”.

Referuar të dhënave, Çyrbja nuk rezulton person problematik në Shijak, kurse Hodo njihet si person problematik, por nuk është i përfshirë në banda kriminale. Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Policia dhe grupi hetimor po punojmë për kapjen dhe arrestimin e autorit.