Digjet banesa në fshatin Bubullimë të Lushnjës, ndërron jetë 82-vjeçari! Shpëton e shoqja
- 14 December, 2023
LUSHNJË- Një banesë në fshatin Bubullimë në Lushnjë është përfshirë nga flakët për pasojë një i moshuar ka humbur jetën.
Shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa në banesë kanë qenë çifti i bashkëshortëve Kristina dhe Koli Koçi. 82-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa e shoqja e tij ka arritur që të shpëtojë.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ