DIBËR– Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Maqellarë të Dibrës, ku punëtori 35-vjeçari humbi jetën pasi e zuri pllaka e mermerit, policia ka arrestuar pronarin e firmës private. Ndaj Urim Bulkut, 51 vjeç, rëndon akuza për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Urim Bulku, 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, njofton policia.
35-vjeçari Bedri Markj humbi jetën më 16 nëntor, pasi në rrethana ende të paqarta një pllakë e madhe mermeri ka rënë dhe e ka zënë poshtë. 35-vjeçari, baba i 6 fëmiljëve, nuk u mbijtori dot plagëve të marra.