Sipas informacioneve nga mediat greke 4 shoqëruesit e policisë që transferonin të burgosurit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, të cilët ishin arrestuar, u liruan pas kërkimit të faljes pasi nisën të dhunonin shqiptarin.
Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtuse kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.
Sipas mediave kryesore greke brenda mjetit burg ndodheshin 11 të burgosur të cilët gjithashtu dëshmuan se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar.
Një nga gardianët e burgut të Koridhalosit ka vënë re shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar policinë e cila arrestoi katër pjesëtarët e policisë, njoftuan mediat kryesore greke.