Dhunuan me leva hekuri 30-vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohen në polici autorët

Janë vetëdorëzuar në polici 4 autorët e dyshuar që akuzohen se dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri të riun në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasit Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.

Pasi kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe leva hekuri 30 vjeçarin brenda një servisi në një lagje periferike të qytetit të Korçës ata u larguan  në drejtim të paditur.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit”,  njoftoi policia për ngjarjen.