Dhunoi fizikisht mësuesen në Memaliaj, procedohet 41-vjeçarja, policia jep detajet
Është proceduar penalisht shtetasja S.K, 41-vjeçe pasi dhunoi fizikisht një mësuese në Memaliaj.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare të Memaliajt, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 41-vjeçarja është tezja e një nxënëseje të shkollës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizimit dhe keqtrajtimit që tezja ka pretenduar se është bërë ndaj fëmijës.
Memaliaj
Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.