Dhunoi dhe shtyu nga shkallët 55 vjeçarin, kapet autori në Gjirokastër

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi dhunoi dhe shtyu nga shkallët një person.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “18-shtatori, ku pasi e ka goditur me grusht 55 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta, autori e ka shtyrë nga shkallët duke i rrezikuar jetën.

55 vjeçari ka marrë lëndime të shumta dhe për rrjedhojë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.