Dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, Gjykata e Tiranës vendos masën “arrest në burg” për edukatoren
- 12 November, 2023
Edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat ku punonte është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës,
Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.
48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.
Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ