Dhunimi i efektivit në Shkodër, dalin detaje, Okaj u konfliktua me fqinjin
- 25 March, 2024
Efektivi i policisë Admir Okaj, i cili u dhunua me sende të forta në Shkodër dhe përfundoi në spital, në momentin e ngjarjes mesditën e sotme ishte jashtë orarit zyrtar të shërbimit.
Mësohet se efektivi është zënë me fqinjin dhe për pasojë, është ndaluar edhe ky i fundit. Dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit.
Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.
Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ