Dhunë, vjedhje, korrupsion dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur,11 persona në pranga (DETAJE)
11 persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se ata janë arrestuar për vepra penale si vjedhja, tentativë për korrupsion, drejtim i mjetit në gjendje të dehur, dhunë në familje, etj. 4 prej tyre ishin të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 37 vjeç, i cili është konstatuar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa vendosur rripin e sigurimit dhe maskën mbrojtëse. Në momentin e paraqitjes së dokumenteve, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 1000 lekëshe, për të shmangur masën administrative.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 4 shtetasve të shpallur në kërkim.
Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. H., 65 vjeç, sepse me vendimin penal të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ekzekutimi i vendimit të ndalimit për shtetasin në kërkim F. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Q., 42 vjeç, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.