Dhuna barbare e Rrajave, ministri Çuçi i shkon në zyrë kryepolicit Rrumbullaku
Mëngjesin e sotëm, ministri Bledi Cuci, ka shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku është takuar me kryepolicin Muhamed Rrumbullaku.
Fokus i bisedës kanë qenë ngjarje e fundit që kanë tronditur vendin, që nga vrasja në Larushkë e deri tek sherri për guroren në zonën e Thumanës.
Sipas të dhënave teme diskutimi janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur më në Thumanë mes Fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja.
Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja e ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.
Në pranga për këtë ngjarja ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja.