Detajet/ Eno Nikulaj po shkonte në shtëpi. Digjet makina me targa të vjedhura e përdorur në atentat

Teksa nuk është bërë ende një vit nga vrasja e Ardjan Nikulajt, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi këtë fis. Eno Nikulaj, 40 vjeç, teksa shkonte në drejtim të banesës së tij në Lezhë, u zu në pritë dhe u ekzekutua nga persona të paidentifikuar në vendin e quajtur “ Ura e trenit”.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se autorët e këtij krimi dyshohet të kenë përdorur një automjet tip BMW me targa të vjedhura në Tiranë në fund të nëntorit.

Automjeti tip BMW ngjyrë gri, është gjetur më pas i djegur në rrugën e Rinasit, në vendin e njohur si “Ura e Tubit”.

Kujtojmë se Eno Nikulaj humbi jetën në spitalin e Lezhës vetëm pak minuta më parë.