Detajet e para/ Vrasje apo vetëvrasje? Një 25-vjeçar gjendet i pajetë në automjetin e tij. Çfarë ndodhi në Balldre të Lezhës
Një 25 vjeçar, i identifikuar si Romarjo Brunga, është gjetur i pajetë në automjetin e tij në rrugën e vjetër Milot-Lezhë, konkretisht në fshatin Balldre.
View this post on Instagram
Në trupin e viktimës, thonë burimet paraprake, është gjetur një plumb që dyshohet t’i ketë shkaktuar atij vdekjen.
Ndërkohë, nga kqyrja paraprake e automjetit, nuk ka dëmtime nga jashtë. Grupi hetimor i cili është ende në vendngjarje nuk ka dalë ende në konkluzonin nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje
Në automjet është gjetur edhe një armë tip pistoletë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.
Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
View this post on Instagram