Detaje/ Vrasja në Shkodër, Vuksani ishte i vetëm në banesë, persona të paidentifikuar e qëlluan me automatik

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në qytetin e  Shkodrës, ku vra me armë zjarri, shtetasi, Petrit Vuksani.

Dyshohet se ka qenë qiraxhiu që ka vrarë me automatik pronarin e shtëpisë 51-vjeçarin Petrit Vuksani.

Autori rrinte me qera tek shtepia e Petritit. Ky i fundit ka shkuar ti merrte lekët e qerasë ndersa autori i dyshuar Lek Vuksani është zënë me të dhe e ka qëlluar me automatik dhe është larguar.

Vuksani ka qenë i vetëm në banesë kur persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë).

Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri.

Shkodër/Informacion shtesë

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.