Detaje të reja/ Si u zbulua Nikoll Sherrniku, i dyshuar se ka lidhje me atentatin në Don Bosko


Ky që shihni në këtë foto është Nikoll Sherrniku i cili që prej gushtit të vitit të kaluar ndodhet në burg.

Së bashku me një grua dhe një të mitur ai u kap më 17 gusht në Shëngjin më armë dhe municione, ç’ka krijoi dyshimet për policinë se ishin nisur për të bërë një atentat gjë që nuk u faktua.

Më herët ai ka qenë i dyshuar si i përfshirë edhe në vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela.

Për të mbërritur tek emri i Nikoll Shërnikut policia nuk e kishte të lehtë. Fillimisht nga kontrollet në terren policia zbuloi se targat e përdorura në makinën e vrasësve ishin të regjistruara në emër të një personi nga Kosova.  Pas bashkëpunimit me autoritetet kosovare u mor dëshmia e tij, ku tha se targat i kishte çmontuar në një servis në Gjermani pas çregjistrimit. Nga shkëmbimi i letër porosive me Gjermaninë rezultoi se kjo targë i ishte dorëzuar Nikoll Shernikut.

Pavarësisht këtyre provave Sherniku ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar as pronësinë e targave dhe as lidhjet më grupin kriminal që kreu vrasjen.