Detaje të reja/Shpërthimi në Krujë, policia: Tritoli plasi në asfalt, u dëmtuan xhamat e katër bizneseve
3 August, 2023
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.