Detaje të reja nga vrasja në Larushkë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin që tronditi Krujën pas mesnate. Ramazan Sino, 29 vjeçari që mbeti viktimë e këtij atentati ishte në makinëne Gentjan Bejtjas .

Pasi autorët kanë pikasur makinën e Gentjanit e kanë përplasur atë duke menduar se ka qenë ai. Menjëherë sapo ka arritur në shtëpi ata kanë gjuajtur me kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja. Ramazan Sino viktima e këtij atentati punonte si shofer në Prokurorinë e Apelit.Ramazan Sino nuk rezulton që të ketë pasur prcedent të mëparshëm penal. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se ai ka kërkuar azil në dy vende të ndryshme të BE që i është refuzuar. Në Shqipëri ka ardhur në rrugë ilegale.

Burime nga grupi hetimor bëjë me dije se autorët kanë lënë makinën pak larg banesës kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e Gentjan Bejtjas.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar dy herë. Njëherë tek banesa dhe katër herë në rrugën kryesore, ku u gjetën edhe më pas sekuestruar 28 gëzhoja. Një tjetër detaj interesant është fakti që Gentajn Bejtja dy ditë më parë ka qënë në shtepi një natë më parë. Po ashtu ka dyshime se autorët kane pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas. Dyshohet gjithashtu se Gentjan Bejtja ka qenë në makinë dhe ka zbritur rrugës pa vajtur në shtëpi. Ky i fundit kishte ikur në Hollandë prej me shumë se një viti, por autoritet nuk kane një inforacion që ka kërkuar azil politik atje. Hetuesit janë duke kryer veprimet hetimore për të zbuluar vendodhjen e tij.

Check Also

“Nuk marr dot frymë”/ Fjalët e fundit të Gerti Bogdanit teksa po pinte kafen e mëngjesit, miqtë nxituan dhe hapën derën e tualetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *