Detaje të reja nga vdekja e foshnjës së braktisur në bodrum/ Ja çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë
“Më kapi paniku dhe fëmijën e hodha, pas lindjes”, kaq ka mundur të shprehë para uniformave blu 30-vjeçarja e cila u ndalua për braktisjen e djalit të saj të porsalindur në një garazh në Yzberisht.
Foshnja dha frymën e fundit mëngjesin e kësaj të enjte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Mësohet se 30-vjeçarja me origjinë nga Pogradeci nuk ishte e martuar dhe jetonte me prindërit. Ajo nuk e kishte ndjekur shtatzëninë me asnjë mjek dhe lindjen e kreu në bodrumin ku u gjet fëmija nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë. Vajza ishte larguar disa blloqe pallatesh nga banesa e saj për të kryer lindjen dhe në pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia shfaqet e vetme.
Të birin menjëherë pas lindjes dhe pa i prerë kordonin umbelikal ajo e hodhi të zhveshur në papastërtitë e garazhit të lëna pas reshjeve të shumta që ndodhen mëngjesin e së mërkurës. Në momentin e mbërritjes në reanimacion mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes së fëmijës dëmtime të cilat i sollën dhe vdekjen.