Detaje të reja nga tragjedia në Vilë-Boshtovë/ Rrymat e forta detare dhe mungesa e rojeve bregdetare janë bërë shkak

 

Detaje të reja janë zbuluar për tragjedinë e ndodhur mesditën e kësaj të diele në në plazhin Vilë-Boshtovë, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur. Familja nga Tirana kishte zgjedhur që këtë fundjavë ta kalonte në këtë bregdet. Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë me 3 viktima.  Sakaq mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.Trupat aktualisht ndodhen në morgun e Kavajës dhe pritet të transportohen në morgun e Durrësit për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore.