Detaje të reja nga plagosja e shqiptarit që tentoi të vidhte bankën në Greqi/ Policia tha “stop” dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elton Zoto, tentoi të grabisë një bankë, por teksa tentoi ti ikë policisë është qëlluar me 4 plumba, 3 në bark dhe një në këmbë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka kërcënuar me thikë punonjësit e policisë, dhe njëri tyre në vetëmbrojtje, ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Ndërkohë, një dëshmitar okular, ka thënë për mediat se dëgjoi policët që i thërrisnin autorit të ndalonte, dhe më pas ka dëgjuar të shtënat.

“Polici i thoshte ndalo dhe ai nuk ndaloi. Nga aty dëgjova dy të shtëna dhe asgjë tjetër. Ai vrapoi, goditi makinën e patrullës dhe u ngrit dhe u nis drejt Lenormanit. “Stop”, i kanë bërtitur policët, kanë bërë të gjitha veprimet për ta ndaluar dhe kur në një moment polici ka shkuar ta ndalojë, ka qenë në një distancë të afërt dhe aty kam dëgjuar dy të shtënat”, ka thënë dëshmitari.

Si ndodhi ngjarja?

38 vjeçari shqiptar grabiti një bankë në Colonos, por një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës, së bashku me përgjegjësin e sigurisë së institucionit financiar, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, si dhe një makinë patrulluese.

Autori, të cilit iu gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie dhe njëri tyre, në vetëmbrojtje, ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Shqiptari ka marrë 4 plumba, 3 në bark dhe një në këmbë dhe është dërguar në spital.