Detaje/ Si u vra 59 vjeçari në Rrëshen dhe u plagosën 3 të tjerë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Martin Bardhit.

Burime për Replika.al, bëjnë me dije se autorët kanë qenë 2 persona te maskuar. Fillimisht kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës ku ishin viktima dhe 3 te plagosurit dhe kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje rreth 20 m duke shkaktuar zjarr.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se të plagosurit kanë marrë plumb, në pjesë të ndryshme të  trupit, në dorë, shpine dhe në gjoks dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku gjendja e tyre është stabël jashtë rrezikut për jetën.

 

Vijon…