Detaje nga plagosja e Aleksandër Currit dje në Shkodër/ Me autorin kishte lidhje familjare! Fillimisht u zunë me fjalë, më pas …
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e një dite më parë (18 dhjetor) në qendër të qytetit të Shkodrës të shtetasit Aleksandër Curaj, 40 vjeç. Mësohet se 40 vjeçari dy prej katër plumbave i ka marrë në pjesë e gjoksit ndërsa ka fraktura edhe në krah por ka arritur që të shpëtojë. Gjithsesi i plagosur vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes shtetasi Dedë Bici i shpallur në kërkim ende nuk është arrestuar nga forcat e policisë.
Autori i dyshuar pasi kreu plagosjen u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valutor por arriti që t’i shpëtojë ndjekies së policisë. I plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë patur një lidhje familjare mes tyre pasi Curaj është nipi i baxhanakut i Bicit. 40 vjeçari Aleksandër Curaj i kishte një borxh parash shtetasit Dedë Bici që nuk ia kishte dhënë ende.
Autori i dyshuar prej disa kohësh i kërkonte që t’i shlyente borxhin gjë e cila solli edhe konfliktin fizik e më pas plagosjen e 40 vjeçarit. Një ditë më parë fillimisht i plagosuri dhe autori janë përfshirë në një sherr fizik me grushte. Një polic që ishte civil në atë moment ka ndërhyrë duke i ndarë por të dy i kanë thënë policit se do ta zgjidhin vetë pasi kanë një problem lekësh.