Një krim i shumëfishtë në përmasat e një masakre ka tronditur sot vendin tonë. Ngjarjet kanë ndodhur në Kamëz, Paskuqan dhë Astir në Tiranë.
Autor është shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pak përpara se të kryente krimin e rëndë Dan Hutra ka vrarë një tjetër grua në Kamëz.
Menjëherë pas kësaj ka shkuar dhe ka kryer krimin tjetër në Paskuqan në familjen Hysa.
Pastaj është larguar në drejtim të Astirit duke plagosur një tjetër grua pronare e një biznesi dhe duke e qëlluar me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet se Hutra kishte vetëm 2 javë që kishte dalë nga burgu pasi ishte akuzar nga bashkëshortja për dhunë në familje.
Sipas informacioneve nga vendngjarja autori ka qenë dalë nga burgu para 2 javësh dhe se ka qenë i martuar me Alketa Hysa dhe kishin një fëmijë 3-javësh
Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.
Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
—-
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.