Detaje nga atentati në Tiranë/ Autori lëvizte në këmbë, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit: S’kam konflikte

Të tjera detaje  zbardhen nga atentati sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi, ishte në këmbë.

Sakaq, Zefi ishte i vetëm në makinë kur ndodhi ngjarja në fjalë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili sapo qëlloi me armë u largua nga vendngjarja. Në dëshminë e tij në polici 42-vjeçari ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.