DETAJE/ Kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Selitë, mbrëmjen e kaluar. Mësohet se Ardjan Disha, është efektivi i Policisë Rrugore në Elbasan, që u përplas me makinën e Gardës në Selitë, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka. Ndërsa shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Izidor Heta.