Zbardhen detaje nga arrestimi i dy personave, të cilët përmes mashtrimit tentuan që t’i merrnin biznesmenes Vilma Nushi një shumë parash. Mësohet se në kuadër të operacionit “Repeat” u arrestuan Alban Gjoni dhe Rudor Balla, të cilët dyshohet se kanë tentuar që t’i marrin para me anë të mashtrimit drejtoreshës së Vilma Nushit, shumë që i përkiste kësaj të fundit.
Dy personat në fjalë, i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh. Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër. Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë.
Fill pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici. Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari Florian Gjergji. Ky i fundit është përmendur dhe akuzat edhe për raste të tjera të gjobëvënieve përmes mashtrimeve ndaj biznesmenëve. Ndërkohë, dy të arrestuarve iu sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular