Gjykata vendosi të shtyjë seancën më 3 prill ndaj të penduarit të drejtësisë Luftar Reçit në lidhje me vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Kjo masë erdhi për t’i dhënë kohë avokatëve që ta marrin në dispozicion audion e seancës së sotme për t’i ballafaquar me deklarimet e dhëna gjatë fazës hetimore.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme, GJKKO, ka vendosur që të zhvillojë sot me dyer të mbyllura procesin ndaj Emiljano Shullazit, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Imeraj, të cilët do të përballen me Luftar Reçin, ky i fundit do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ