Dëshmia e Henrik Hoxhës dhe e vërteta e atentatit ndaj Lulzim Mashës… Pse gënjeu Nuredin Dumani….
Tashmë Henrik Hoxhaj është kthyer në të penduar të drejtësisë, duke vendosur të flasë për disa ngjarje të bujshme në vend. Një ndër to edhe atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha. Në dëshminë e tij, Hoxhaj ka thënë se atentatin ndaj presidentit të shkollës Willson e ka porositur Eldi Dizdari, duke hedhur poshtë dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili kishte akuzuar Suel Çelën për një vepër të tillë.
Hoxhaj ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe atentate.
Lidhur me një nga ngjarjet kriminale atë të atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha, Hoxha përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, tha se porositës ka qenë i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari.
Deklarata e sotme në gjyq e Henrik Hoxhës shihet me rezerva pasi më parë kishte thënë se nuk kishte dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi. Ndërkohë vetë ky i fundit ka deklaruar se në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë, Aleksandër Baho