Denoncimi për mbetjet urbane, malet me mbeturina bashkëjetojnë me banorët e Tiranës (Video)
Qytetarët kanë denoncuar për situatën alarmante të krijuar për ditë të tëra në një zonë mjaft te populluar, në Allias që duket se është kthyer në “ vetëgrumbullim” mbeturinash.
Çështja është tejet serioze dhe një problem serioz për jetën e banorëve.
Sipas tyre, ata po jetojnë me mbeturinat për vite të tëra pasi ky problem nuk është zgjidhur edhe pas ankesave të shumta që janë bërë, dhe jeta e tyre po rrezikohet dita-ditës nga mbetjet që ndodhen në këtë zonë. Ata shprehen se kjo zonë ka ngelur në mëshirë të fatit pasi bashkia e ka lënë në harresë prej kohësh.