Dëmtuan stadiumin ‘Air Albania’ pas derbit Tirana – Partizani, edhe 8 tifozë në hetim

Edhe 8 tifozë të tjerë janë në hetim pasi akuzohen se kanë qenë pjesë e grupit të tifozëve të cilët dëmtuan stadiumin pas derbit Tirana – Partizani

Ndërkohë dje u arrestuan 4 tifozë, u vunë 3 nën hetim dhe 2 u shpallën në kërkim

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.