“Delivery” ekzekutoi biznesmenin në lokal”. Vrasja e Nikulajt jehonë në mediat greke

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj teksa ishte ulur në tavolinë në lokalin e tij kanë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.  

Vrasësi gjakftohtë, me skafandër dhe i veshur me fosforeshentë futet në lokal dhe zbraz 7 plumba drejt 50-vjeçarit shkruan gazeta greke Protothema.gr

Protothema.gr i ka kushtuar së fundmi një artikull kësaj ngjarje, teksa që në nisje shkruan: “Delivery” ekzekutoi biznesmenin në lokal”, kjo edhe për faktin se autori përdori një motor, me skafandër dhe i veshur me fosforeshentë.

Në vendin fqinj vrasja e një biznesmeni ka mbajtur frymën. Disa ditë me parë u raportua vrasja e 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, në Shëngjin në Lezhës. Në rrjet qarkulloi një video e rëndë e momentit të vrasjes. Ardian Nikulaj ishte ulur në lokalin e tij kur një i panjohur i veshur si ‘Delivery’ dhe me maskë, ka hyrë brenda është afruar drejt tij ka nxjerr armën dhe qëllon shtatë herë. Sakaq për këtë ngjarje hetimet ende vazhdojnë ndërsa po hetohen edhe përplasjet në të shkuarën e biznesmenit”, shkruan më tej media greke.