Del kartela mjekësore/ 3-vjeçari mbushi 14 dhëmbë në klinikën private ‘Splendent’

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e 3-vjeçarit që humbi jetën në klinikën private ‘Splendent’ pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Nga ana tjeter Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore në klinikën private si edhe në QSUT.

Replika ka siguruar edhe një foto nga kartela e klinikës, ku siç shihet të miturit i janë konstatuar 14 dhëmbë për t’i mbushur, të gjithë dhëmbët në pjesën e sipërme të nofullës dhe 4 dhëmballë në pjesën e poshtme të nofullës.

Familjarët ngrenë pretendime se fëmija ka humbur jetën nga doza e lartë e anestezisë.